Arjola Demiri gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albani kishte shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e Portokallisë.
Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në Fan Club ku tha se ai rol do e rriste në një nivel më të lartë.
Por është dikush që mendon se kjo kërkesë nuk është aspak e drejtë.
Lisa Kujovska ka thumbuar Arjolën duke bërë një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, e cila thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lartë.
‘’Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri, shkruan Lisa.