INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjoni i Big Brother rrëfen armiqtë e Adelajdës, si u shtirën pas vdekjes

Arjoni i Big Brother rrëfen armiqtë e Adelajdës, si u shtirën pas vdekjes

Publikuar më: 12:12 04-11-2017

Ndonëse ka kaluar një javë që nga dita kur gazetarja Adela Xhamani u nda nga jeta, reagimet për të janë shumë aktuale e çdo ditë shumë prej personazheve publikë zbulojnë diçka të re rreth jetës së saj pas ekranit.

Ish banori i Big Brother Arjoni, bashkëudhëtari i aventurës me Adelën në një intervistë shprehet se Adela kishte shumë armiq në Tiranë, dhe se shumë prej tyre pas lajmit për vdekje u shtirën sikur e kishin mikeshë. Sipas tij Adela ia kishte dalë edhe pse i ishin mbyllur shumë dyer.

‘Adela ishte një konkurrente e fortë. Ishte e qartë për atë që donte ia doli me forcat e saj. Kishte një karakter të fortë.Nuk kemi patur miqësi por kontakte po. Bashkëpunime në punë. Dinte shumë të respekonte miqtë. Dinte të respektonte edhe armikun sepse Adela ka patur shumë armiq në Tiranë. Kur po lexoja reagimet e vdekjes më vinte për të qeshur e qarë sesa shumë shtireshin sikur e kishin patur mikeshë. Adelës iu mbyllën shumë dyer, vetëm me fuqitë e saj arriti të ishte ajo që ishte, një gazetare e vërtetë.Kur e mora vesh mendova se ishte shaka, kur e vërtetova u preka shumë, u ndieva i brishtë, sepse kuptova sa afër nesh është vdekja. Duhet të shijojmë jetën.Më vjen keq që i ndodhi kjo një vajze kaq të mirë”shprehet Arjoni.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389