Shqipja dhe Arjoni janë bërë bashkë kundër "Përputhen" dhe nuk po ndalen me postimet e tyre. Pas Shqipes, ka ardhur rradha e Arjonit për të plasur bombën e tij. Konkurrenti ka postuar në Instastory foto ku shihet në shtrat me një vajzë, për të cilën thotë se është Ana.
"Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do i them në një moment të dytë", shkruan Arjoni. Pas këtyre fotove, edhe Shqipja ka bërë një status ku shkruan: "Ana taksirat mos shko më në program se sot mbaroi çdo gjë".
Ndërkohë ndjekësit e emisionit janë të bindur se në foto është Ana pasi në një prej postimeve të saj shihet që në dorë mban të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i ka të lyer po njësoj si tek fotot që ka publikuar Arjoni.