INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arkitekti gjerman: E pa imagjinueshme protesta kundër parkut

Arkitekti gjerman: E pa imagjinueshme protesta kundër parkut

Publikuar më: 11:58 23-02-2016

Projekti për ndërtimin e këndit të lodrave pranë Parkut të Liqenit Artificial, “zgjoj” shoqërinë civile në protesta kundër tij. Por njeriu që hartoj këtë plan ka thyer heshtjen dhe i ka dhënë përgjigje të gjithë kritikëve të këtij projekti. Arkitekti Peter Wilson, shpreh habinë e tij mbi kundërshtinë që po i bëhet ndërtimit të një këndi lodrash për fëmijë në këtë hapësirë:

“Jam shumë i surprizuar që dëgjoj rreth gjithë këtyre diskutimeve në gazeta për Këndin e Lojërave për fëmijë . Sipas meje, nuk mund ta imagjinoj se banorët e ndonjë qyteti mund të protestojnë kundër një këndi lojërash për fëmijë. Fëmijët janë e ardhmja. Nëse nuk mund të bëjmë gjë për fëmijët, për kë duhet të bëjmë gjëra? Dhe ka një çështje rreth vendndodhjes së këndit të lojërave. Këndi i lojërave për fëmijët është në mes të parkut. Ne nuk duam t’i vendosim fëmijët në një anë të parkut dhe t’i çojmë ata aty, a thua se ata janë të parëndësishëm. Fëmijët duhet të  jenë qendra e ambicies sonë dhe qendra e jetës sonë”.

Si ideator i këtij projekti, arkitekti ka këtë përgjigje për të gjithë zërat kundër ndërtimit të këndit të lodrave në këtë hapësirë.

“Po unë jam arkitekti i këtij projekti skandaloz, por nuk është një projekt skandaloz. Është një projekt që i jep Tiranës një aset të jashtëzakonshëm. Mendoj se çfarë duhet për projektet e reja në qytete nuk është një publik kritik, por një publik kurioz, një publik që pyet çfarë është kjo apo çfarë mund të bëj këtu në të ardhmen që s’mund ta bëj tani”.

Në një intervistë televizive, arkitekti gjerman sqaron dhe risitë e këtij projekti, i cili sipas tij do të sjellë dhe zgjerimin e Parkut të Liqenit me të paktën 50 përqind.

“Vendndodhja e tij është zgjedhja ime dhe unë jam ai që e ka zhvilluar panoramën e zgjeruar të këtij parku. Parku i Tiranës do të jetë më fantastiku që mund të imagjinoni. Ai do të jetë 50% më i madh se aktuali, do të ketë pjesë me ujë të freskët për njerëzit që do të ecin aty, do të ketë ambjente sportive dhe një urë përmes liqenit për njerëzit që duan të shkojnë tek ambientet sportive. Ashtu siç kemi bërë edhe këtu në Korçë, korsi për të vrapuar  dhe korsi për biçikleta”.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828