Arlind Ajeti do të qëndrojë te skuadra e Torinos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur që dhe në vazhdim të jetë pjesë e ekipit të Mihajloviç. Sipas “Tutto Sport” , trajneri serb i ka premtuar Ajetit më shumë hapësira në formacion, ndaj qendërmbrojtësi kuqezi ka vendosur të qëndrojë në kampionatin italian.
Së fundmi ai ishte përfolur për një largim nga Torino, por tashmë 23-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te kjo skuadër. Shumë oferta shkuan në drejtim të Ajetit, por klubi italian e konsideroi atë të pashitshëm.