INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arlind Ajeti: Zëvendësimi me Francën? Unë doja që të luaja

Arlind Ajeti: Zëvendësimi me Francën? Unë doja që të luaja

Publikuar më: 09:14 27-06-2016

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka konfirmuar se në ndeshjen me Francën nuk ka kërkuar që të zëvendësohet

Zëvendësimi i Arlind Ajetit në minutat e fundit të ndeshjes kundër Francës u interpretua gjerësisht si i kushtëzuar nga një problem fizik i mbrojtësit.

Por, vetë mbrojtësi ka sqaruar se nuk ia ka kërkuar trajnerit, Gianni de Biasi që ta nxirrte nga fusha e lojës, siç ndodhi, për t’i lënë vendin Frederik Veselit.

“Unë isha i gatshëm të luaja edhe minutat e fundit dhe ia thashë trajnerit. Sepse si qendërmbrojtës është vështirë të luhet në këtë ndeshje pasi Franca po sulmonte 90 minuta. Ata janë të gjithë yje. Unë nuk kërkova të ndërrohem”, theksoi futbollisti për Klan Kosovën.

“Unë ia bëra me gisht se mund të vazhdoja ende, por trajneri ndoshta ke menduar se dua të ndërrohem”, ka treguar Ajeti për këtë episod që rezultoi fatal, pasi më vonë, pikërisht një pavëmendje e Veselit i mundësoi Griezmanit që të shënonte golin e avantazhit francez.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826