Ish-anëtari i Byrosë Politike në regjimin komunist, Hysni Kapo ka patur një armë të preferuar. E është kjo armë gjahu, që është në foto. Sipas Dita, ai kishte një pasion të veçantë për gjuetinë, gjë që bëri që pas lufte, të porosiste në Çekosllovaki armë të përshtatshme për të ushtruar gjuetinë.
Pushka e vjetër ka histori të veçantë, jo vetëm për vitin e prodhimit, por dhe për numrin e personalizuar të porosive nga fabrika. Çdo armë kishte karakteristika të veçanta dhe prodhohej me porosi për çdo personalitet.
Kjo pushkë ka kaluar në dy duar për të mbërritur deri tek koleksioni i familjes.