Pas eliminimit, ashtu si ish-konkurrentët e tjerë, edhe Armaldo Kllogjeri ka qenë sot i ftuar në “Dancing With the stars Fan Club”, që prezantohet nga Kiara Tito.
Pak pas nisjes së intervistës, Armaldo ashtu si gjithë kureshtarët, donte të mësonte të vërtetën për shtatzëninë e Kiarës, e në live emision nuk kanë munguar ngacmimet.
Maestro e uroi Kiarën për shtatzëninë, duke i pritur edhe një përgjigje konfirmimi.
“Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet!”- i tha ai Kiarës.
Mirëpo, kjo e fundit, e gjetur e papërgatitur, e kaloi bisedën menjëherë. Përmes batutës, Kiara ju drejtua duke i thënë se do flasin një ditë tjetër për këtë dhe se sot ishin aty për të folur për Maestron.