INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armand Duka dhe futbolli, dashuria e madhe që ai di ta menaxhojë

Armand Duka dhe futbolli, dashuria e madhe që ai di ta menaxhojë

Publikuar më: 16:00 04-06-2016

I ftuar këtë javë për t’iu përgjigjur pyetjeve të Gentit në Man’s Life ishte Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në rrëfimin e tij, Duka tregon se lidhja e ngushtë me futbollin që në fëmijëri ishte ajo që e udhëhoqi drejt kreut të federatës së futbollit. Ai shprehet se në rradhë të parë vjen pasioni për dicka dhe më pas pasojnë arritjet ose jo. Lidhja e tij me futbollin konfirmohet dhe më tej kur Duka shprehet se ka provuar të ndërmarrë biznese të tjera kreative, ku ndër të cilat thekson sipërmarrjen e një televizioni, por ama e ka parë që nuk ishte pika e tij e fortë. Kështu, si një biznesmen i zoti ka ditur të tërhiqet në kohë dhe të reflektojë në lidhje me atë që di të bëjë më mirë. Dhe rezultati më pas është thjeshtë histori. Futbolli është një dashuri e madhe...të cilën ai di ta menaxhojë.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719