INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armand Duka humbet për 3 vota në UEFA

Armand Duka humbet për 3 vota në UEFA

Publikuar më: 12:50 05-04-2017

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për tu futur në Komitetin Ekzekutiv të kësaj organizate. Duka nuk ka arritur të fitojë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, në zgjedhjet e mbajtura sot në Kongresin e 41-të, punimet e të cilit po zhvillohen në Helsinki të Finlandës.

Nga votimet rezultoi se 25 votat nga 55 anëtare nuk ishin të mjaftueshme për të fituar 1 nga 8 vendet në Komitetin Ekzekutiv. Numri i futbollit shqiptar u rendit i 9-i. Në garë u futën 13 kandidatë, por 2 prej tyre u tërhoqën përpara votimit, duke e bërë më të thjeshtë garën për presidentin e FSHF-së, e cila në fund gjithsesi u humb. Kandidati i renditur në vendin e 8, pra fituesi i fundit në këtë garë, ishte turku Servet Jardëmxhë, i cili grumbulloi 34 vota, 9 më shumë se Duka.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832