INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armand Duka rizgjidhet për të pestën herë President i FSHF-së

Armand Duka rizgjidhet për të pestën herë President i FSHF-së

Publikuar më: 13:18 07-02-2018

Armando Duka është rizgjedhur për të pestën herë President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga numërimi i votave të 65 delegatëve të cilët morën pjesë në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel “Adriatik” në Durrës, Duka mori 38 vota, Fino 24, ndërsa tre vota dolën të pavlefshme.

Rezultati i votimit në raundin II

Votuan 65 delegatë

Armand Duka - 38

Bashkim Fino - 24

Të pavlefshme - 3

Rezultati i votimit në raundin e parë

Votuan 65 delegatë

Armand Duka - 39 vota

Bashkim Fino - 22 vota

Shpëtim Hala - 0 vota (Skualifikohet)

Zhvillimet minutë pas minute nga Asambleja e FSHF

Ora 13:10 Numërohen votat e 65 delegatëve - Fiton Armando Duka

Armand Duka rizgjidhet për një mandat të pestë në krye të FSHF-së. Nga numërimi i votave të 65 delegatëve në raundin e dytë, Duka ka marrë 38 vota, Fino 24 dhe katër vota janë të pavlefshme.

Ora 12:40 Nis raundi i dytë i votimit

Në garë vetëm Armand Duka dhe Bashkim Fino, skualifikohet Shpëtim Hala i cili nuk mori asnjë votë në raundin e parë.

Ora 12:20 Nuk ka fitues në raundin e parë

Armand Duka dhe Bashkim Fino shkojnë në raundin e dytë. Duka mori 39 vota, Fino 22 vota, ndërsa 4 vota janë të pavlefshme. Në raundin e parë fituesi zgjidhet me 2/3 e votave, ndërsa raundi i parë zgjedh fituesin me shumicë të thjeshtë 50+1. Raundin e dytë skualifikohet kandidati i tretë në garë, ish-arbitri Shpëtim Hala i cili nuk mori asnjë votë.

Ora 12:00 Nis numërimi i votave

Votuan 65 delegatë

Armand Duka - 39 vota

Bashkim Fino - 22 vota

Shpëtim Hala - 0 vota (Skualifikohet)

Të pavfleshme - 4 vota

Article Logic
Execution time: 0.0032391548156738