Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka vendosur të mos të fshihet më dhe të bëjë publike lidhjen e tij të shumë përfolur me një influencer-e në Mbretërinë e Bashkuar. Broja prej kohësh është zhvendosur në Londër, ku edhe ka nisur romancën e tij me bukuroshen britanike.
Por duket se gjërat po bëhet serioze, pasi futbollisti doli për herë të parë publikisht me partneren e tij. Ata janë fotografuar krah për krah me njëri-tjetrin rrugëve të Londrës. Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.