U bë kohë e gjatë që është përfolur lart e poshtë për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimit të stadiumit më të ri në Shqipëri. Më në fund, mesa duket do të kalohet nga fjalët te veprat: stadiumi “Qemal Stafa” i ka ditët e numëruara dhe tashmë është gjithçka gati për ndërtimin e impiantit: Arena Kombëtare.
Më 21 prill Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë projektin e stadiumit modern në kryeqytet, ndërsa firmosja e kontratës do t’i hapë rrugë nisjes së menjëhershme të punimeve.
Ka qenë vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që ka zyrtarizuar gjithçka: “Javën e ardhshme, pra më 21 prill, Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë edhe prezantimin e projektit të ri të stadiumit në Tiranë. Nisja e punimeve? Në prezantim do të bëhet edhe firmosja e kontratës dhe punimet do të nisin menjëherë, një ose dy ditë pas finalizimit të marrëveshjes”.