Kur futbolli përfshihet në politikë!
Futbollistët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit janë bërë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste.
Armando Sadiku ishte futbollisti i parë i kombëtares shqiptare të futbollit i cili doli në krahë të Partisë Socialiste duke kërkuar vota për të dhe Kryeministrin Edi Rama.
Por me sa duket e ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe shkodrani Elseid Hysaj.
“Kampionët votojnë numrin 2. Faleminderit Elseid Hysaj për mbështetjen. Për Shqipërinë që duam, për Shkodrën që duam”, shkruan Ditmir Bushati në një video të publikuar në Facebook.
Ndërkohë Hysaj dëgjohet të thotë në video se, “Në datën 25 qershor unë do votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën. Për Shqipërinë që duam, për Shkodrën që duam”.