INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armando Sadiku: Doja të luaja nga fillimi, isha i pafat

Armando Sadiku: Doja të luaja nga fillimi, isha i pafat

Publikuar më: 22:19 06-10-2017

Pas humbjes me Spanjën ka folur për mediat dhe Armando Sadiku. Sadiku tha se ai ishte në gjendje shumë të mirë fizike, por gjithsesi ishte zgjedhje e trajnerit që ai të mos luante nga minuta e parë dhe ai e respekton.

”Është zgjedhje e trajnerit, ai provoi diçka të re sot dhe unë isha në pankinë por kjo nuk do të thotë gjithçka. Isha i gatshëm, kam luajtur të gjitha ndeshjet te Legia, por ishte zgjedhja e trajnerit, jam profesionist dhe i respektoi zgjedhjet e tij.

Doja që të luaja që nga fillimi, mu dha mundësia në pjesën e dytë, megjithëse morali ishtë shumë poshtë, kualiteti i Spanjës ishte shumë i lartë. U mundova ta godas sa më mirë topin, por shkoi shtyllë, pafat. Në pjesën e parë u ndëshkuam nga kualitetet e larta të Spanjës. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe luftuam më shumë në grup.

Nga pjesa e dytë duhet të mësojmë se si duhet të luajmë kundër Italisë që të mos pësojmë më golat që pësuam kundër skuadrës spanjolle”, deklaroi Sadiku pas ndeshjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154