Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku do të jetë pjesë e një prej kampionateve më të forta në Europë, La Liga spanjolle.
Sulmuesi shqiptar, është tashmë futbollist i Levantes, pjesë e së cilës është një tjetër shqiptar, por që përfaqëson Maqedoninë, Enis Bardhi. Mediat spanjolle zbulojnë se Sadiku ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.
Në faqen zyrtare të Levantes Armando Sadikut i urohet mirëseardhja në gjuhën shqipe.