INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armando Sadiku: Jam gati të luaj, do të shkojmë në Maqedoni me kokën lart

Armando Sadiku: Jam gati të luaj, do të shkojmë në Maqedoni me kokën lart

Publikuar më: 17:41 31-08-2017

Do të jetë apo jo në fushë Armando Sadiku në takimin e të shtunës ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena”? Kjo është cështja që shqetëson ambientin kuqezi. Është vetë sulmuesi i kombëtares që me optimizmin që e karakterizon, u shpreh i bindur se do të jetë gati për luajtur që nga minuta e parë, edhe pse vendimi përfundimtar do të merret pas seancës së fundit stërvitore dhe konsultës me trajnerin Christian Panucci.

“Këto ditë nuk kam dalë në stërvitje, por deri të shtunën besoj se do të jem i gatshëm për trajnerin, gjithsesi do ta bisedoj me të. Do të shikoj të shtunën si do të ndihem, do ta vendosim të gjithë bashkë.”

Dëshira e Sadikut është të luajë me një tjetër sulmues në krah. Me Balajn të dëmtuar dhe Cikalleshin të pezulluar, në skenarin më të keq, pra edhe nëse Sadiku nuk do të jetë në gjendjen e duhur për ta nisur titullar, elbasani sheh Latifin si sulmuesin që mund ta bëjë rolin e të avancuarit.

“Unë mundohem të japë më të mirën time. Sulmuesi këtë detyrë ka, se sa do t’ia arrijë nuk e di. Cdo ndeshje për mua është si finale. Dëshira ime është te realizoj sa më shumë gola.Nuk kam folur me trajnerin se kush mund te jetë zëvëndesuesi im. Është detyra trajnerit. Latifi mendoj që po, mund te jetë një opsion, i ka treguar vlerat e tij edhe në ndeshje të rëndësishme si ato në Europa League.”

Nuk ka vend për nënvlerësim në sfidën e shtëpisë me Lihtenshtejnin. Fitorja me këtë kundërshar, sipas Sadikut është detyrim para transfertës delikate me Maqedoninë.

“Mendoj që në ditët e sotme nuk ka skuadra të vogla, një gjë e tillë u pa ndaj Luksemburgut, e morëm lehtë dhe humbëm. Tre pikët në këtë takim janë të rëndësishme për të shkuar me moralin lart në Maqedoni.”

Ndaj Maqedoninë do të luhet sfida që do të përcaktojë pozicionin e Shqipërisë në Grupin G eliminator. Sadiku beson te forca e grupit të kuqezinjve, edhe pse ambienti në stadiumin e Strumicës nuk do të jetë aspak miqësor.

“Na dërguan në një stadium të vogël për shkak të frikës se mos mbushej me shqiptarë. Sidoqoftë ne do të shkojmë atje me kokën lartë për të marrë tre pikë. Alisoki e pranon që jemi një skuadër më e fortë se ta. Me Maqedonin në Shkodër shënuam shpejt. Një gabim i yoni solli barazimin, por gjatë gjithë kohës kishim konrtollin. Nuk jemi më të fortë se ata, pasi janë një skaudër që element cilësorë, por unë besoj te grupi.”

Article Logic
Execution time: 0.0041408538818359