Tashmë thuajse është zyrtare pasi Armando Sadiku në janar do të transferohet te skuadra e Luganos ku do të jetë nën urdhërat e trajnerit të sapo emëruar, Paolo Tramezzani. Të gjitha palët kanë rënë dakord kjo është konfirmuar edhe nga drejtues të Zyrihut të cilët zotërojnë kartonin e lojtarit. Drejtori sportiv i Zyrihut, Tomas Bikel ka njoftuar se transferimi i Sadikut drejt Luganos është në rrugën e duhur. “Të gjithë palët janë dakord, mendoj se finalizimi është afër”, deklaroi ai sot për të përditshmen zvicerane “Blick”, duke hedhur dritë mbi të ardhmen e Sadikut.