INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armando Sadiku: Luajtëm të barabartë, s’kishim fat

Armando Sadiku: Luajtëm të barabartë, s’kishim fat

Publikuar më: 21:54 09-10-2017

Iu besua pika e sulmit sonte, por nuk ia doli të shënonte përballë dy mbrojtësve të fuqishëm si Bonucci dhe Chiellini e portierit Buffon. Në mikrofonin e TVSH pas ndeshjes, Armando Sadiku u shpreh se Shqipëria u ndëshkua nga një episod dhe theksoi se kombëtares i mungoi fati.
“U ndëshkuam nga një gabim, ata shënuan dhe fituan. Me pak fat nga disa goditje qe bëmë, po të kishim më shumë fat do kishim shënuar dhe ndeshja do ishte ndryshe. Luajtëm të gjithë të barabartë, u ndëshkuam nga një episod. Ishte e veshtire te luaje kunder dy mbrojtesave te gjate, ishim pak pa fat, s’mund te them se nuk u furnizova. Kjo ishte loja jone te perfitonim nga kundersulmet”.

Cfarë nuk shkoi sot?
Luajtëm të barabartë me Italinë, kishim disa mundësi. U ndëshkuam nga një gabim dhe ata shënuan dhe fituan ndeshjen. Me pak fat, një nga disa goditjet mund të kishte përfunduar në rrjetë. Luajtëm si të barabartë.

More bluzën e Bufon?
Nuk bëmë asnjë batutë. Në një goditje këndi ia kërkova dhe në fund të ndeshjes më tha do ta jap.
Nuk kishe furnizimin e duhur me topa nga mesfusha…Ishim pak konfuz në metrat e fundit. E kërkuam golin me shumë ngulm dhe nuk na dolën krosimet që bëmë. Nuk do të thotë që ekipi nuk më furnizoi. U munduam shumë që të dalim nga krahët, por ishte pak e vështirë që të luaje kundër dy mbrojtësve të gjatë. Po të kishim shënuar një gol, do rridhte ndryshe loja.

Si ishin Chiellini dhe Bonucci?
Janë lojtarë me eksperiencë. Flisnin shumë me njeri tjetrin. Mundohesha tu dilja në prapashpinë. Ishin 100% të fortë dhe ishte pak e vështirë. Ne krijuam rastet tona, duhet ti kishim shfrytëzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268