INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Armando Sadiku përleshet me shokun e skuadrës për penalltinë [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 25-11-2016

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka qenë protagonist i një skene të rrallë mbrëmjen e djeshme në Ligën e Europës, teksa ekipi i tij, Zyrihu, ndeshej në shtëpi përballë spanjollëve të Vijarealit.

Në minutën e ‘87, Zyrihu ishte në disavantazh 0-1 dhe fitoi një penallti. Mesfushori zviceran Roberto Rodrigez mori topin në duar për t’u bërë gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, por sulmuesi shqiptar kërkoi t’i merrte topin për ta goditur vetë penalltinë.

Në atë moment pati dy- tre shtyrje mes të dyve dhe në fund goditjen e mori përsipër Rodrigezi. Për fatin e tij të mirë, ai e shndërroi në gol atë penallti dhe Zyrihu arriti të merrte një pikë nga kjo përballje.

Pas ndeshjes Sadiku nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë të kuptohet se ishte ende i mërzitur për faktin që nuk e gjuajti ai penalltinë.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119