Shpërthim i “çmendur” i Armando Sadikut mund të quhet goli i tij ndaj Baselit në ndeshjen e kësaj jave.
Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 67’ të ndeshjes një gol nga 35 metra, ndoshta më i bukuri në karierrën e tij dhe më pas bëri një festim të pazakontë duke u shfryrë me fjalë të rënda ndaj të gjithëve, trajnerit, stafit teknik, gazetarëve siç e tha dhe ai vetë.
Ky është goli i dytë për Luganon që elbansalliu shënon që pas rikthimit në janar. Tashmë “Raiffeisen Super League” në Zvicër e ka përzgjedhur Sadikun në 11-shen e javës, duke i dhënë një vlerësim të merituar futbollistit të kombëtares shqiptare.