Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni të kryer nga policia e Durrësit dhe ajo e Krujës janë arrestuar 9 persona, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa u ekzekutuan edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”.
Mes të arrestuarve është edhe një 52-vjeçar me inicialet H.P me detyrë officer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.
Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri “pushkë”, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.
Por gjatë këtij operacioni janë asgjësuar edhe fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.