Nga kontrollet e deritanishme të kryera nga policia e Korçës në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë, janë sekuestuar drog, armë dhe muncione dhe kanë vënë në pranga 27-vjeçarin që kishte në përdorim lokalin.
Burime të polciisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Panolli, 27 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale :
- Një armë zjarri pistoletë tip “TT”,
- Një krëhër me 2 fishekë, të cilat i zotëronte pa lejen e organeve përkatëse
- Një sasi prej 13 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.