Kandidati republikan për President i SHBA-së, Donald Trump, pësoi një incident mbrëmjen e së shtunës gjatë fjalimit të tij në Nevada. Teksa miliarderi po prezantonte fjalimin e tij, dikush nga publiku bërtiti “Armë!” dhe kaq mjaftoi për sigurinë që ta largonin atë menjëherë nga foltorja ku po fliste. Një pjesë e njerëzve u shtrinë në tokë, të tjerë vrapuan të largoheshin. Personi në qendër të incidentit, 33-vjeçari Austyn Crites po mbante në duar një pankartë, ku shkruhej “Republikanët kundër Trumpit”, kur oficerët e sigurisë e rrëzuan në tokë. Crites thotë se ka qenë duke protestuar qetësisht, por dikush nga turma bërtiti se ai kishte një armë dhe atëherë nisi paniku.
Më vonë,shërbimi sekret sqaroi se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë armë dhe se alarmi ishte i rremë.