Arsenal armësh në pronësi të 46 vjeçarit Arben Kulli në qytetin e Shkodrës.
Është policia e Shkodrës, e cila ka sekuestruar paraditen e së martës një arsenal të vogël armësh, si dhe ka arrestuar poseduesin. Burime policore lokale bëjnë të ditur se agjentët kanë sekuestruar 3 mitralozë të lehtë dhe 250 fishekë. Personi i arrestuar ndërkohë është identifikuar si shtetasi Arben Kulli, 46 vjeç nga Vau i Dejës. Uniformat blu kanë mësuar në rrugë operative se armët e zjarrit ndodheshin në banesë e 46 vjeçarit.
Pas sekuestrimit të provave, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së qarkut verior, që ka ngritur ndaj të arrestuarit akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.