INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armë, snajper... çfarë iu zbulua grupit që ekzekutuan Kasmin [FOTO]

Armë, snajper... çfarë iu zbulua grupit që ekzekutuan Kasmin [FOTO]

Publikuar më: 15:05 02-02-2018

Policia ka publikuar pamjet e operacionit ‘Enigma’ gjatë të cilit u shkatërrua grupi kriminal që planifikoi dhe ekzekutoi mbrëmjen e së hënës, 42-vjeçarin Dërim (Devi) Kasmi, në zonën e Pediatrisë në Tiranë.
Në pamjet e shpërndara nga policia të arrestuarve iu janë gjetur paruke, armë të kalibrave të ndryshëm, mes tyre snajper dhe mina, por edhe lëndë narkotike. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu deklaroi mesditën e sotme se në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua me sukses goditja e grupit të strukturuar kriminal “Enigma” .

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta, Greqi; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë. Ai dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Gjatë këtij operacioni janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të preçizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje si ato të policisë, të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit; 4 armë automatikë; dy snajperë; katër pushkë automatike; një armë antitank me dy predha; një bombë me telekomandim në distancë; një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol; 4 radio marrëse; një dron; 110 kg kanabis dhe dy maska.

5.jpeg

4.jpeg

3.jpeg

2.jpeg

1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082