Edhe pas daljes nga shtëpia e "Big Brother" ka ngelur një nga personazhet më të komentuar pasi fansat janë sy e veshë për të mësuar më shumë rreth ndjenjave të saj sentimentale.
E kemi fjalën për Armela Hysenin e cila vetëm pak ditë më parë shkaktoi një bum thashethemesh me një video të postuar në Instastory ku në sfond shfaqet fraza e këngës: “urime për dashurinë e re” dhe modelja shkruante si mbishkrim frazën “rrofsh me lale”.
Pas kësaj video të postuar Armela reagoi menjëherë duke mohuar çdo gjë.
Nuk mbaroi me kaq dhe Armela e ka vendosur të shkaktojë shumë aludime në publik me postimin e fundit në Instastory.
Ajo ka publikuar përpara disa orësh një fotografi bardh e zi ku duken duart e një djali dhe një vajze të kapura me njëra-tjetrën.
A është Armela Hyseni në një lidhje dashurie?
Zbuloni më shumë të shtunën në “Një kat më Lart” ora 17.00.