INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armët drejt Britanisë, “burg pa afat” për Çullhajn

Armët drejt Britanisë, “burg pa afat” për Çullhajn

Publikuar më: 11:40 28-08-2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 32 vjeçarin nga Shijaku, i dyshuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve.

Sajmir Çullhaj u arrestua nga policia, pas gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në pakot e postës DHL, brenda të cilave gjendeshin pjesë kallashnikovi.

Gjatë dëshmisë së tij përpara gjykatës, Çullhaj ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë, duke theksuar se i kishte thënë një person me emrin Tani për t’i dorëzuar.

Çullhaj: Nuk e dija se çfarë kishte në pako. Më ka thënë Tani që t’i dorëzoja

Sipas akuzës, Çullhai është fiksuar nga kamerat e sigurisë ku janë kapur targat e makinës së tij duke dërguar pakot.

Arrestimi i tij nga policia u bë pasi gjurmë të gishtërinjve të tij u zbuluan në pakot postare në Rinas, brenda të cilave kishte pjesë të armës automatike kallashnikov.

Finalizimi i operacionit antitrafik të  koduar “Delivery” ka çuar në pranga 32 vjeçarin nga Shijaku, i cili akuzohet se ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas, N.F., 47 vjeç,  banues në Durrës.

“Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar”, sqaroi policia ditën e arrestimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334