INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armët e printuara 3D. Tetë shtete padi kundër administratës Trump

Armët e printuara 3D. Tetë shtete padi kundër administratës Trump

Publikuar më: 13:11 31-07-2018

Tetë shtete paraqitën të hënën një padi në Seattle kundër administratës Trump mbi vendimin e saj për të lejuar një kompani të Teksasit të realizojë projekte të shkarkueshme për një armë të printuar 3D. Shtetet deklarojnë se armët plastike janë të vështira për t'u gjurmuar, janë një ndihmë për terroristët dhe kriminelët dhe se janë gjithashtu një kërcënim për sigurinë publike. Padia i kërkon një gjyqtari që të bllokojë marrëveshjen e qeverisë federale të firmosur në fund të qershorit me 'Distributorin e Mbrojtjes'.

prodhimi_i_armes.jpg

Marrëveshja lejoi kompaninë që printimet e armëve të jenë në internet dhe zyrtarët thonë se 1,000 njerëz kanë shkarkuar tashmë printime për armën e tipit AR-15. "Kam një pyetje për Administratën Trump: Pse u lejoni kriminelëve të rrezikshëm ti sigurojnë lehtësisht armët?"- ishte deklarata që bëri Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit, Bob Ferguson, një demokrat. "Këto armë të shkarkueshme janë të paregjistruara dhe shumë të vështira për t'u zbuluar, madje edhe me detektorë metali dhe do të jenë në dispozicion për këdo pa marrë parasysh moshën, shëndetin mendor apo historinë kriminale". Padisë ju bashkuan avokatët e përgjithshëm demokratë të shteteve; Masaçusets, Konektikat, New Jersey, Pensilvani, Oregon, Maryland, Nju Jork dhe Distrikti i Kolumbisë. Me padi të veçuara avokatët e përgjithshëm të 21 shteteve i kërkuan sekretarit të shtetit Mike Pompeo dhe prokurorit të përgjithshëm Jeff Sessions të tërhiqen nga marrëveshja , duke thënë se kjo "krijon një rrezik të afërt për sigurinë publike".

arme_1.jpg

Distributori i Mbrojtjes, kompania që vuri në dispozicion printimet në internet, ngriti padinë e saj në Teksas të dielën, duke pohuar se është viktimë e një "programi ideologjikisht të nxitur të frikësimit dhe ngacmimit" që shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të kompanisë. Avokati i kompanisë, Josh Blackman, e quajti atë një "rast të lehtë". Shtetet janë të lira të miratojnë masat e kontrollit të armëve, por "ajo që nuk mund të bëjnë është censura”. Nuk është e vështirë për të bërë një armë 3D. Sidoqoftë, ekspertët e industrisë së armëve kanë shprehur dyshime se kriminelët do të hapin telashe, pasi blreja e një printeri mund të sigurojë bërjen e armëvee shumë të shtrenjta. Një printer 3D, kushton rreth 2.000 dollarë dhe mund të programohet për të ndërtuar objekte pothuajse të çdo forme. Javën e ardhshme, çdokush mund të bëjë armë me trup plastik në shtëpi për vetëm disa qindra dollarë secila.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043