Ndërsa në SHBA debatet për armët janë në qendër të vëmendjes, një tjetër çudi ndodh në Pensilvani.
Një prift i fiksuar pas armëve ka mbajtur një meshë vetëm për çiftet të cilat ishin të armatosura me pushkë AR-15 dhe kishin në kokë kurora me plumba.
E çuditshmja është se prifti Hyung Jin “Sean” Moon nuk pranon besimtarë pa armë në kishën e tij.
Në rastet e rralla kur i pranon, i ul në fund dhe i ofendon.
Të armatosurit pinë verë të bekuar, ndërsa zyrtarët e kishës bekuan armët AR-15 por edhe të sapomartuarit.
Një traditë e tillë ka lindur në Kore dhe është përhapur në shumë vende të botës.