Dy konkurrentet e “Përputhen”, Ola dhe Jasmina janë shfaqur në ekran si “armike” të njëra-tjetrës. Vajzat kanë treguar se dikur kanë qenë shoqe, por prej 2 vitesh nuk flasin më.
Mirëpo, “Iconstyle” ka siguruar nje foto ku dy vajzat shihen të ulura bashkë në një lokal, të shoqëruara nga një djalë. Fotoja është shkrepur ditën e djeshme në Durrës dhe bie në kundërshtim me fjalët e tyre.
Kujtojmë se pak ditë më parë në rrjet qarkulloi dhe një video, ku Ola dhe Jasmina dilnin nga i njëjti pallat. Ato reaguan duke e quajtur vetëm rastësi.