INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armiku i Vladimir Putin rrihet për vdekje nga persona të panjohur

Armiku i Vladimir Putin rrihet për vdekje nga persona të panjohur

Publikuar më: 08:10 20-04-2017

Një gazetar i njohur rus, i njohur për artikujt që kritikonin qeverinë ruse dhe presidentin Vladimir Putin, ka vdekur në Shën Petersburg, pasi është rrahur nga persona ende të panjohur.

Nikolai Andrushchenko, 73-vjeçar, bashkëthemelues i gazetës Novy Petersburg, ishte sulmuar më 9 mars, dhe ka qenë i pavetëdijshëm që atëherë.

Kolegët dhe avokati i tij, kanë thënë se gazetari, pas sulmit, i është nënshtruar operaconit në tru dhe pas kësaj ka qenë i lidhur me aparate por më vonë ka arritur që të marrë frymë pa ndihmën e tyre.

Megjithatë, ai nuk arriti që të rikthej vetëdijen dhe vdiq më 19 prill.

Sulmuesit e tij ende nuk janë gjetur.

Andushchenko kishte shprehur shqetësimin e tij pasi Putini erdhi në pushtet në vitin 2000. Ai kishte deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë nën kontroll Rusinë.

Gazetari ishte arrestuar më 2007 dhe kishte deklaruar se ishte torturuar sa kishte qenë në paraburgim. Më 2009, një gjykatë në Shën Petersburg e gjeti atë fajtor për shpifje dhe ekstremizëm dhe e gjobiti atë.

Qendra për të drejtat e njeriut, në kohën sa gazetari Abdushchenko ishte në burg, e kishte cilësuar atë si të burgosur politik./Rel/

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668