INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina frymëzohet nga Bonnie and Clyde

Armina frymëzohet nga Bonnie and Clyde

Publikuar më: 11:38 12-04-2016

Këtë herë Armina Mevlani është inspiruar nga dyshja e famshme e viteve 1968, Bonnie and Clyde, për look-un e saj.

 Në daljet në vazhdim, Armina thotë se do të zgjedhë veshje duke u bazuar në filma që e kanë frymëzuar gjatë jetës së saj si në stil, në mënyrën e të jetuarit, në imagjinatë... Këtë herë radhën e kishte  filmi “Bonnie and Clyde” .  Konkretisht  karakteri i Faye Dunaway, nga e cila ka marrë një detaj të vetëm dhe ka krijuar gjithë stilin që e shini në foto.

Për ta bërë sa më koherent stilin, vajza që përfaqësoi Shqipërinë në Miss World 2009, e ka kombinuar veshjen me elementë modernë duke shtuar edhe  një kapele të kuqe të stilit francez. Po nëse Armina është Bonnie, imagjinoni partnerin e saj në krim…

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334