Blogerja Armina Mevlani ka treguar gjithnjë se di të jetë në formë të mrekulleshme fizike dhe gjithashtu që ka mjaft stil.
Mbrëmjen që lamë pas ajo ka publikuar në profilin e saj në Instastories disa foto nga një darkë speciale sipas saj.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq me dekolte mjaft të hapur. Gjithashtu krahas fotove ajo ka shkruar: “Tema për sonte, gruaja që ai do të dojë tërë jetën”,-ka përfunduar Mevlani.
Nuk dihet nëse në këtë darkë ka qenë me Shkëlzenin, por edhe njëherë ajo i ka treguar partnerit të saj sesa me fat është që e ka në krahë.