Kush më mirë se Armina Mevlani do të ishte e ftuara ideale në rubrikën më të re “IN Style” të emisionit Gossip Tv në IN Tv. Ajo është një nga blogeret më të suksesshme në Shqipëri dhe jo rrallë herë është kritikuar nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e “akuzojnë” se udhëtimet luksoze i ka të sponsorizuara nga Shkëlzeni. Mirëpo ajo ka sqaruar njëherë e mirë, se gjithçka është falë përfitimeve nga puna e saj, është shpagimi që po i bëhet për punën e saj. Përveç thashmeve që hodhi poshtë, Armina dha disa “leksione”, duke i bërë make up-in Sarës, që duhet ta pranojmë se është shumë e zonja. Pjesë e intervistës, ishte edhe mendimi i Arminës për blogeret e tjera si dhe marrëdhënia e saj me vjehrrën. Për më tepër ndiqni videon e Gossip Tv (Min 13:00)