Armina Mevlani ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj.
E ka nisur mirë vitin dhe duket se do ta mbyllë suksesshëm. Pavarësisht angazhimeve që ka në Shqipëri ajo po synon famën ndërkombëtare dhe po ia del më së miri. Kështu, sot Armina ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram ku flet për nismën që ka marrë. Aktualisht ndodhet në Stambol l ku edhe është bërë pjesë e një projekti ndërkombëtar. “Turqia do të jetë shtëpia ime e dytë”, shkruan blogerja duke lënë të kuptohet se do t’i mungojë Shqipërisë për një kohë të gjatë. Kujtojmë që Armina nuk është e vetmja shqiptare që zgjedh të bëjë karrierë jashtë kufijve shqiptarë. Këtu do të përmendnim aktorin Nik Xhelilaj i cili duket se Turqinë e sheh si vendin e duhur për një karrierë ideale.