Të dalësh me pizhama në rrugë nuk ishte aspak diçka e zakonshme, të paktën deri tani.
Madje as të modës nuk do ta quanim, por dyshja e femrave të familjes Berisha duket se nuk ka pyetur aspak për diçka të tillë. Partnerja e Shkëlzen Berishës dhe vajza e Argita Malltezit janë argëtuar duke habitur publikun me daljet e tyre me rrobat e gjumit. Por jo vetëm kaq, pasi si Armina, ashtu edhe Dasara kanë provokuar me këto veshje duke nxjerrë jashtë shumë lëkurë. Dhe ndërkohë që mbesa e ish kryeministrit është mjaftuar duke shfaqur pircingun e saj, Armina fokusin e ka vënë te pjesët e saj delikate, specifikisht gjoksin e lavdërueshëm dhe shumë seksi.