Bukuroshja 25 vjeçare njihet për fotot e saj tërheqëse dhe shumë të realizuara, por këtë herë duket se diçka nuk shkoi siç duhet.
Armina ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto përpara se të shtrihej për të fjetur dhe rezultati të krijon përshtypjen se ishte më shumë foto artistike se sa reale. Në mbishkrim ajo ka thënë se po bën gjënë më të mirë që dikush mundet përpara se të flejë gjumë, të lexojë një libër. Por ama ka harruar një detaj fare të vogël, të hapë sytë për të lexuar. Ndoshta fotoja është shkrepur në momentin e papërshtatshëm ose ndoshta në të vërtetë Armina thjesht po bënte një foto dhe libri nuk ishte gjë tjetër veçse një detaj i shtuar për të plotësuar kuadron. Megjithatë pamja e saj ende nuk zhgënjen. Një foto që me siguri e keni parë, dhe një detaj që ndoshta ju kishte shpëtuar...deri tani!