Prej disa kohësh Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha e kanë shfaqur në publik dashurinë e tyre dhe të gjithë pyesin me padurim për të zbuluar nëse dyshja do ta kurorëzojë këtë raport me martesë.
Këto dyshime mesa duket kanë marrë përgjigje pasi mbrëmjen e djeshme blogerja ishte e ftuar në 'Top Show Magazine', ku pasi është diskutuar në emision për dasmën mbretërore të Meghan dhe Princ Harry-t, Armina është ndalur të flasi edhe pak përsa i përket planeve për dasmën e saj.
Armina ka shuar kuriozitetin e shumë fansave duke treguar se e ka bërë zgjedhjen e saj për fustanin e nusërisë.
"Do jetë diçka më ndryshe, nuk do jetë shumë klasike."-rrëfen Armina, duke pranuar se gjithashtu grimi i saj nuk do të ishte i ngarkuar.
Blogerja ka treguar më parë se dasma nuk do të jetë këtë vit, por është një plan i afërt dhe çifti kishin filluar të merreshin me detajet e para. Sipas blogeres, dasma do të zhvillohet në Shqipëri, mirëpo ende nuk është menduar nëse do të jetë një ceremoni e madhe apo private.