Armina Mevlani është një nga vajzat më të pëlqyera shqiptare për stilin e saj.
Mirëpo edhe vetë Armina ka treguar shpesh se frymëzohet nga stilet klasike të viteve të hershme.
Ndërsa së fundmi bloggerja ka zbuluar me një foto se një nga femrat e showbiz-it të huaj që e inspiron për stilin është një nga motrat Kardashian, Kourtney. Pra; as Kylie e as nga Kim K, të cilat njihen për vendosjen e trendeve në modë.
Ndryshe nga të tjerat, Kourtney ruan një imazh më klasik dhe gjithmonë mjaft elegant.
Ky stil është pa dyshim i preferuari i Arminës, pasi gjithmonë e kemi parë edhe atë mjaft fine në veshjet e saj.