IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Armina  Mevlani gabon me veshjen në party-n e Rick Ross

Armina Mevlani gabon me veshjen në party-n e Rick Ross

Publikuar më: 11:32 06-04-2016

Siç ishte lajmëruar, koncerti i Rick Ross është mbajtur mbrëmjen e kaluar, në club "Arena" në Tiranë, dhe gjejeni pak se cilët kanë rezultuar të jenë fansa të reperit amerikan?

Pikërisht, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha. Duket paksa surprizuese kur mendon se shijet e çiftit në muzikë mund të ishin të tjera, por me aq sa shpjegon e dashura e djalit të ish Kryeministrit, Rick Ross  nuk ka qenë destinacioni,  por devijimi gjatë rrugës.

Edhe vetë veshja e fashionista-s në fakt, nuk është ajo e duhura për një natë në club ndaj gjithçka të thotë se ata kanë përfunduar rastësisht aty. “Nga takime pune, në club. Jam veshur si një vajzë zyre” thotë Armina dhe kjo tingëllon shumë çuditshëm për një fashionista si ajo.

 Sidoqoftë, duke gjykuar nga shprehjet e fytyrës, duket se ata nuk e kanë lënë t’u shpëtojë pa e shijuar atmosferën sepse tek e fundit, Rick Ross, njëherë vjen në Shqipëri.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941