Shumë prej nesh patën fatin që këtë fundjavë ta ndiqni atë live në YouTube, ndërsa disa të tjerë patën fatin të ishin pjesë e tij.
Te ky grupi i dytë bën pjesë bukuroshja Armina Mevlani, e cila më në fund ka realizuar ëndrrën e saj të adoleshencës; të shkojë në Coachella Festival. Armina i është bashkuar kështu VIP-ave ndërkombëtarë që ndoqën festivalin më "fashionist" në botë. Kushedi sa i ka kushtuar Arminës ky udhëtim?! Megjithëse kot të hamendësojmë. Në showbiz asnjëherë, asgjë nuk është ashtu sic duket e jo më në raste të tilla.
Ah se për pak harruam t'ju themi, ndonëse mund ta keni dëgjuar lartë e poshtë, se shoqëruesi i Arminës në këtë event muzikor ka qenë vetë partneri i saj, Shkëlzen Berisha. Këtë detaj të aventurës magjike e kanë zbuluar në një foto tjetër, syzet prej xhami të Armina Mevlanit, ku reflektohej mjaftueshëm qartë për t'u kuptuar, portreti i Shkëlzenit.
Hmmm kjo vajzë di si të na intrigojë e të na mbajë të ingranuar!