E ftuar në Gossip Tv në rubrikën “In Style” me Sarën, Armina Mevlani ndër të tjera ka folur dhe ka sqaruar njëherë e mirë edhe pjesën e jetës së luksit.
Për këtë të fundit është përfoluar aq shumë në lajmet rozë madje është akuzuar se e ka “dhuratë nga partneri”, por në fakt nuk është kështu. Blogerja shprehet se edhe pse në fillim prekej nga këto fjalë, tani nuk i përjeton fare sepse e di vlerën dhe punën që ka bërë dhe sqaron se ka qenë e ftuar në këto sfilita mode pikërisht për shkak të blogut.
“Portalet shkruanin se shishja e verës (që në të vërtetë iu dhurua nga personali i hotelit ku po qëndronte) m’u dhurua nga partneri. Edhe hoteli superluksoz po ashtu nga partneri dhe aty përjetova njëfarë irritimi për të vetmen arsye, sepse e kisha fituar vetë . Kjo është pagesa që mua po më jepet për punën që po bëj”, thotë Armina.
Ndërkaq ajo vazhdon të shpjegojë se është pak e vështirë për një femër e cila cila ka një partner që përflitet dhe që është person publik sepse gjithmonë do ta lidhin me angazhimet e saj.
“ Unë gjithmonë e kam thënë që ai më ka mbështetur por kjo nuk do të thotë që ka financuar lukset e mia. Sigurisht që kam patur ndihmë nga partneri im, si çdo njeri tjetër por nëse do të vazhdoja të kisha përfitime, as nuk do të isha në javën e modës sepse biletat nuk blihen, nuk do të isha as në shumë vende të tjera dhe nuk do të paguaja firmat të cilat unë i vesh në Istagram për t’i reklamuar e shumë gjëra të tjera “, përfundon Armina.
(min 17)