Blogerja Armina Mevlani bëhet shpesh pjesë e lajmeve nëpër portale.
Nëse dikur flitej për peshën apo stilin e saj të të veshurit, Armina Mevlani duket se nuk frymëzon vetëm të rinjtë.
Ajo është shumë e pëlqyer edhe nga gratë në moshë. Ditën e sotme në ‘Instagram’-in e saj blogerja ka postuar dy fotografi shumë interesante, në të cilat shihej një letër e shkruajtur me shkrim dore e si dhuratë nga një zonjë e moshuar.
Në letrën e dërguar thuhej: “Unë që po të shkruaj jam një pensioniste. Shkak u bë emisioni i Rudinës, ku midis të tjerash në ambientin e punës ju kishit edhe këndin e artistëve. Në rininë time kam qenë e apasionuar pas artistëve dhe mundohesha të gjeja fotografitë e tyre. Disa pej tyre më kanë mbetur edhe sot, prandaj vendosa që t’i dërgoj ty (9 fotografi). T’i dhuroj me kënaqësi mbase të duhen për të zbukuruar këndin.