Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura dhe më të ndjekura në Shqipëri, e cila shpeshherë poston foto dhe video nga jeta e saj personale.
Së fundmi blogerja është bërë mjaft nostalgjike dhe ne kemi pasur mundësinë të shohim ndryshimin e saj gradual përgjatë viteve, ku në disa foto edhe e ka theksuar se në fytyrën apo trupin e saj nuk ekziston asnjë lloj ndërhyrjeje plastike, që prej rinisë.
Kësaj radhe Armina ka publikuar disa foto nga adoleshenca, ku shihet si gjithmonë mjaft fotozhenike.
Në një foto, bukuroshja e njohur duket shumë e dobëte, ndërkohë që ka veshur një fustan të kuq dhe është me pranga në duar.
“S’kam qenë ndonjëherë më e dobët se aq”– shkruan Armina Mevlani në njërën nga fotot e saj ku ka pozuar me një fustan të kuq mbas trupi.