INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani një “Black Swan” në Paris Fashion Week [FOTOVIDEO]

Armina Mevlani një “Black Swan” në Paris Fashion Week [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 14:11 30-09-2016

Sapo mbaroi Java e Modës në Milano, fashionista shqiptare Armina Mevlani u gjend në rreshtin e parë në sfilatën e dizajnerit Alex Maville.

Armina gjithashtu u zgjodh nga “Elle” si një ndër femrat e veshura më mirë në Javën e Modës në Paris. Disa nga veshjet më me stil të Bolgeres, u shfaqën në sajtin e “Elle” spanjoll.

"E lumtur të ndaj me ju "Elle" Spanjë ku jam përzgjedhur në këtë listë selektive midis të famshmëve të modës", shkruan Armina.

Gjatë Javës së Modës në Paris, Mevlani veshi një fustan të zi të kombinuar me një  fund voluminoz. Look-ut i kishte dhënë prekjen e fundit me një palë syze të zeza.

Por duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që Armina shfaqet në sajtin e “Elle” dhe me siguri nuk do të jetë as i fundit.    

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205