Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, shpesh herë bëhen qendër e komenteve në showbiz. Nuk mund të ndodhte ndryshe përderisa dashurinë e tyre e kanë bërë publike tashmë. Por ata na kanë treguar gjithmonë se nuk e kanë problem këtë dhe dinë t’u bëjnë ballë komenteve negative në rrjetet e tyre sociale, e ata vazhdojnë t’i dhurojnë njëri-tjetrit copëza lumturie.
Çifti prej vitesh jetojnë sëbashku, e hërë pas here është Armina që i hedh “benzinë” rrjetit me postimet që bën në rrjete sociale.
Teksa ndjekësit e tyre duan të dinë kur do të kemi dasëm? Si shkojnë gjërat? E të tjera si këto, Armina mbrëmë ka publikuar në InstaStory video me maçokun e saj në krevat duke thënë “natën e mirë”.
Nuk ka vend për tu shqetësuar sepse ky maçok është bërë edhe temë diskutimi mes tyre disa kohë më parë pasi është pikërisht maçoku që i ka dhuruar Shkëlzeni.