Blogerja dhe fashionis-tja Armina Mevlani ishte e ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me shoqen e ngushtë Borana Baci.
Ato folën për gjithçka që ndajnë me njëra-tjetrën, duke mos e konsideruar njëra-tjetrën thjesht mike, por gjysma që plotësojnë.
Muzika, ushqimet dhe pasionet e përbashkëta nuk mungonin tek Armina dhe Borana.
Gjithashtu Borana nuk u tregua e kursyer, duke i përplasur edhe një të vërtetë në sy Arminës.
Sipas saj ajo ka “një defekt” që duhet ta ndryshojë:
“Armina është më e çiltër seç duhet dhe unë herë pas here i them që mos të jetë edhe aq. Po ashtu ajo është edhe shumë mirënjohëse. Shpërndan pozitivitet gjithmonë!”- pohoi shoqja e ngushtë e blogeres.