Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan pak ditë më parë në një ceremoni ku morën pjesë familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit! E disa ditë pas ngjarjes së rëndësishme Armina tregoi në rrjetet sociale se cila ishte dhurata që e ka goditur më shumë dhe pse.
Bëhet fjalë për një pikturë. “Një prej dhuratave më të bukura që kam marrë është kjo pikturë, e realizuar nga kushëriri im; ky është vendi ku kam marrë propozimin për martesë”, është shpjegimi që ka dhënë Armina dhe na duket mjaft i logjikshëm!