INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani sfidon Bella Hadid, “Ku mbeti bukuria?”...[FOTO]

Armina Mevlani sfidon Bella Hadid, “Ku mbeti bukuria?”...[FOTO]

Publikuar më: 13:24 29-12-2017

Blogerja Armina Mevlani shpesh na ka pohuar se është totalisht kundër ndërhyrjeve estetike, duke cilësuar se modelet duhet të jenë tërësisht natyrale.

Dhe pikërisht këtë opinion të sajin Armina na e ka vërtetuar edhe sot me anë të një postimi në Instastory.

Postimi i saj në Instastory i referohej pikërisht një artikulli që tregonte për ndërhyrjet estetike të Bella Hadid, një prej modeleve më të paguara të momentit.

Sipas artikullit Bella ka bërë operacion hundën dhe Armina është shprehur totalisht kundër këtij veprimi duke shkruar: “Ku mbeti bukuria kur modelet janë krejt plastikë apo të bëra me kirurgji? Se kanë të vetën fytyrën”.

Armina është shprehur se s’ka dhe s’do të ketë asnjëherë asnjë ndërhyrje estetike.

Këtë verë, ajo i ktheu përgjigje komenteve në Instagram, që e kritikonin se “s’ka fundshpinë” duke thënë se me apo pa të pasme të fryra, ndihet shumë mirë me veten dhe s’do të bëjë ndërhyrje plastike për t’i ndryshuar.

 “Unë e di që nuk e kam pikët më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë, sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë.”

Pas kësaj, Armina u tregua këmbëngulëse të tregonte se i pëlqen trupi i vet, duke postuar një foto të Dita Von Teese dhe duke shkruar se trupi ideal për të duhet të ketë patjetër bel të hollë, siç ka në fakt, vetë Armina.

sdiofj_g034.jpg

opj_f2390.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001690149307251